Aco Martinoviq kreu masakër në Cetinje të Malit të Zi, ku vrau 12 persona dhe plagosi katër të tjerë.
Martinoviq vrau shtatë burra, tri gra dhe dy fëmijë, shkruan portali malazez “Vijesti.me”.
Në mesin e viktimave janë Millosh Martinoviq, vëllai i tij binjak Marko dhe gruaja e tij Marija, dhe një nga viktimat është Mirko Vuletiq, pronari i tavernës ku filloi horrori.
Martinoviq kishte qenë në konflikt më parë me njëri nga viktimat, të cilin e kishte takuar në një tavernë.
Sipas portalit RTCG, pas kësaj ai shkoi më tej drejt Humcit, një vendbanimi në afërsi të qytetit të Cetinjes, ku vrau fëmijët e pronarit të lokalit dhe një grua.
Aco Martinoviq, i dyshuari për masakrën e Cetinjës, ka ndërruar jetë pasi tentoi të vetëvritej.
Ai është gjetur pranë shtëpisë së tij në vendbanimin Humci në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…