KRYESORE

Masakra e Reçakut, Kurti: Serbia është përpjekur të deformojë të vërtetën dhe ta justifikojë krimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut ku mbetën të vrarë 45 civilë nga forcat serbe, ka deklaruar se ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker e foli të vërtetën, të cilën Serbia u përpoq ta deformojë.

Pas homazheve në Reçak, Kurti tha se në Serbi vazhdon të dominojë regjimi autoritar dhe prandaj Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i urryer në Serbi.

“Më 15 janar, pati ndodhi ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse pasur luftë të madhe për kufoma. I kemi edhe 11 ushtarë që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj po e theksoj rëndësinë e të vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambsadorit Walker.

Ambasadori Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar dhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar, me ç’rast ish ministri i informatave të asaj kohe sot është president i Serbisë.” – tha Kurti.

Bashkë me Kurtin, homazhe kanë bërë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago