KRYESORE

Masakra që turpëron Putinin, Kremlini shpërfilli paralajmërimet amerikane për sulme nga ISIS

Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Moskën se militantë të ISIS-it po planifikonin të sulmonin Rusinë, pak ditë para se agresorë të armatosur të mësynin sallën e koncerteve në perëndim të Moskës, duke vrarë dhjetëra spektatorë.

Por, Presidenti Vladimir Putin i shpërfilli informacionet, duke i cilësuar ato si provokuese. Ekspertët thonë se përmasat e masakrës janë thellësisht turpëruese për liderin rus, i cili vetëm një javë më parë përcolli mesazhin e sigurisë kombëtare pasi fitoi mandatin e pestë në krye të Kremlinit. Jo vetëm që shërbimet inteligjente dështuan ta parandalonin sulmin, sipas tyre, por Putin kishte dështuar t’i vinte veshin paralajmërimeve nga Uashingtoni se ekstremistët po përgatisnin sulm në Moskë.

David Herszenhorn, kryeredaktor i “Washington Post”, tha: “Putin me gjasë do të përballet me kritika të forta lidhur me këtë. Ai refuzoi këshillat amerikane duke i cilësuar si shantazh dhe përpjekje për të destabilizuar shoqërinë ruse. Dhe në fakt kjo është një kujtesë se është e vështirë përmes mjegullës së kësaj lufte në Ukrainë dhe marrëdhënieve të përkeqësuara midis Rusisë dhe Perëndimit, të ekzistonte një mundësi reale që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Perëndimi, të ishin partnerë kundër armiqve të vërtetë si ISIS”.

Related Post

Më herët gjatë muajit, Ambasada Amerikane në Rusi tha se po monitoronin raportimet se ekstremistët kishin plane të afërta për të shënjestruar grumbullime të mëdha në Moskë, përfshirë koncerte, duke paralajmëruar qytetarët e vet të evitonin ambiente të tilla. Këshilli Kombëtar i Sigurisë tha se kishin ndarë informacionin me autoritetet ruse në përputhje me të ashtuquajturën “detyra për të paralajmëruar”.

Por, në një fjalim të martën, Putin i quajti provokuese paralajmërimet amerikane, që, siç tha, synonin të intimidonin dhe destabilizonin shoqërinë.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun

Në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shpalosur detaje të takimeve sy…

4 orë ago

Shqipëria siguron rekord të ardhurash nga turizmi, 874 milionë euro në 3-mujorin e parë

Shqipëria ka parë rritjen më të madhe të turizmit gjatë tre muajve të parë të…

6 orë ago

20 minuten: Një shqiptar në Cyrih qëllon me pistoletë në ajër pas ndeshjes Shqipëri – Serbi, e dënueshme me ligjet zvicerane

Një i ri qëllon me pistoletë në ajër pas ndeshjes Shqipëri-Serbi – pikërisht përpara Qendrës…

7 orë ago

Ukraina publikon një video të re rreth ‘operacionit me dronë’ që rezultoi në shkatërrimin e 41 aeroplanënve ushtarakë në katër aeroporte ruse

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka publikuar një video të re rreth operacionit special “Pavutina”…

9 orë ago

Humb jetën turisti gjerman gjatë vizitës në Kalanë e Butrintit

Një turist gjerman, rreth 75 vjeç, ka ndërruar jetë paraditen e sotme gjatë një vizite…

10 orë ago

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiç në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

Aleksandër Vuçiç shkel tokën e Ukrainës për herë të parë që prej shpërthimit të luftës.…

14 orë ago