LAJME

Masakroi me thikë shkrimtarin që ‘rebeloi’ dikur myslimanët, momenti kur neutralizohet autori, 24-vjeçari simpatizues i Iranit

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur neutralizohet autori i sulmit të shkrimtarit Salman Rushdie, i cili shihet teksa godet ende me thikë 75-vjeçarin. Daily Mail ka publikuar pamjet ku shihet skena e rëndë, teksa disa njerëz tentojnë të kapin me forcë dhe të largojnë autorin Hadi Matar. 24-vjeçari u arrit që të neutralizohej nga të pranishmit në seminarin që po mbahej në New York, ku po fliste autori i romanit të njohur ‘Vagje Satanike’.

Ndërkohë, mediat raportojnë se autori është nga simpatizuesi i Iranit. Matar, i cili policia thotë se arriti që të hynte në seminar me një me një leje kalimi.

Burime zyrtare thanë për New York Post se një hetim fillestar ka dyshime se Matar është dashamirës ndaj regjimit iranian dhe Gardës Revolucionare Islamike, megjithëse ai lindi rreth nëntë vjet pasi fetvaja kundër Rushdie u miratua për herë të parë.

Moderatori i seminarit, Henry Reese, 73 vjeç, një bashkëthemelues i një organizate që ofron vendbanime për shkrimtarët që përballen me persekutim, u sulmua gjithashtu. Ai dhe Rushdie po diskutonin se Shtetet e Bashkuara ishin një strehë për shkrimtarët dhe artistët e tjerë në mërgim. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, shkrimtari thuhet se është goditur deri në 15 herë me thikë në qafë dhe bark, ndërsa rrezikon që të humbasë njërin sy dhe se ka dëmtime në mëlçi. Aktualisht ai ndodhet i intubuar në spital, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago