FOTO&VIDEO

Mbërrijnë aeroplanmbajtëset amerikane, Kina i quan “tigra prej letre”

Për herë të parë në gjashtë vite, dy anije luftarake amerikane kanë mbërritur në Detin e Kinës Jugore, një formë e rritjes së presionit të Uashingtonit ndaj Pekinit që pretendon pjesën më të madhe të rajonit të kontestuar.

Dy anijet aeroplanmbajtëse, USS Nimitz dhe USS Ronald Reagan, kryen disa stërvitje ushtarake për të maksimizuar kapacitetet e tyre, njoftoi Marina Amerikane.

Në të njëjtin territor, Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze përmbylli një stërvitje pesëditore në Ishujt Paracel, që Kina i njeh me emrin Xisha, dhe që pretendohen gjithashtu nga Vietnami dhe Tajvani. Por Pekini thotë se i gjithë territori me sipërfaqe 3,3 milionë kilometra katrorë i përket dhe ka ngritur përgjatë viteve disa ishuj artificialë për të vendosur forca të armatosura.

Secila nga anijet amerikane mban mbi 60 avionë luftarakë dhe shoqërohet nga anije të më të vogla predhëmbajtëse, një shenjë që Uashingtoni nuk ka ndërmend të dorëzojë aq lehtë territorin nën ndikimin e Pekinit.

Nga ana tjetër, autoritetet atje e kanë quajtur praninë e forcave amerikane si destabilizuese. Madje në median “Global Times”, Kina i quajti dy aeroplan mbajtëset amerikane “asgjë më shumë se tigra prej letre në dyert tona. Deti i Kinës Jugore është nën kontroll të ushtrisë tonë dhe lëvizjet e anijeve ameirkane mo monitorohen nga afër, nga anijet tona që kanë predha në gjendje të shkatërrojnë anijet amerikane”.

Marina amerikane u përgjigj me një postim në Twitter ku thotë: “Anijet amerikane po veprojnë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kinës Jugore. USS Nimitz dhe USS Ronald Reagan nuk frikësohen”.

Lufta, për momentin, po zhvillohet vetëm në Twitter…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago