Mijëra dronë luftarakë kamikazë kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për përdorimin e të cilëve dhjetëra ushtarakë të FSK-së do të trajnohen.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët”, ka shkruar Kurti.
Ai ka sqaruar edhe përdorimin e këtyre dronëve.
“Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”.
Kurti ka shtuar se po vazhdojnë të shtojnë fuqinë goditëse të FSK-së, me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.
“Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion”.
Çfarë janë dronët “Skydagger”?
“Skydagger” është një seri dronësh taktikë të prodhuar nga kompania turke Skydagger Elektronik Sanayi ve Ticaret A.Ş., e specializuar në zhvillimin e teknologjive të avancuara për mbrojtje dhe siguri. Këta dronë janë dizajnuar për përdorim ushtarak dhe përfshijnë modele të ndryshme, të afta për survejim, zbulim objektivash dhe misione të tipit “kamikazë”.
Modeli më i njohur, Skydagger 15, mund të qëndrojë në ajër deri në 36 minuta, të arrijë shpejtësi prej rreth 130 kilometrash në orë dhe të mbajë ngarkesa deri në 5 kilogramë. Ai përfshin një sistem të dyfishtë kamerash – termale dhe optike – që i mundëson funksionimin si ditën ashtu edhe natën.
Këta dronë përdoren kryesisht për qëllime taktike, si identifikimi i objektivave në terren, mbështetja e operacioneve tokësore dhe ekzekutimi i misioneve precize pa pilot. Për shkak të karakteristikave të tyre teknike dhe efikasitetit në fushëbetejë, Skydagger konsiderohet pjesë e gjeneratës së re të dronëve inteligjentë që po përdoren gjithnjë e më shumë nga ushtritë moderne.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…