KRYESORE

Mbesa e Xhafer Deves: Kërko falje ambasador ose shihemi në gjykatë!

Eleonora Deva, mbesa e Xhafer Deves, i shkruan Ambaasadorit Gjerman z.Rohde
Ambabasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Z. Jörn Rohde
Kërkesë: Ambasador Rohde, kërkoni falje ose përballemi në gjykatat gjermane
I nderuar Ambsador Rohde,
Familja Deva në Kosovë, Gjermani, Suedi dhe SHBA e kupton pozicionin e juaj delikat lidhur me fushatën që ka ndërmarrë Serbia në Kosovë rreth figurës së Xhafer Deves si dhe të disa pinjollëve të familjeve komuniste në Kosovë, por konsiderojmë se reagimi i juaj ka tejkaluar taktin e një diplomati duke u sherbyer me të pavërteta të vrazhdëta për Xhafer Devën.
Xhafer Deva nuk ka qenë nazist. Në të kundërtën dëshmojeni anëtarësinë e tij në partinë naziste. Xhafer Deva nuk ka bërë asnjë krim lufte. Në kohën kur ai ishte ministër i brendshëm i Shqipërisë ai jo vetëm që mbrojti hebrenjtë nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe u ofroi strehim hebrenjëve nga vendet fqinj që arrinin të iknin nga terrori nazist. Në kohën kur ai drejtoi Ministrinë e brendshme të Shqipërisë, numri i hebrenjë nën administrimin e tij u rrit dhe për këtë janë shkruar shumë libra nga pjesëtarë të komunitetit hebre. Pas Luftës së Dytë Botërore ai punoi në një universitet amerikan në SHBA me pronesi hebreje. Ai po ashtu kurseu serbët dhe romët e Kosovës. Sikur Xhafer Deva të ishte nazist, sot në Kosovë nuk do të kisht serbë në
Kosove sikur se nuk ka më hebrenjë në Selanik të Greqisë.
Prandaj e ftojmë shkëlqesinë tuaj të kërkoni falje publike për deklaratën tuaj, në të kundërtën detyrohemi që t’u bëjmë padi për shpifje pranë gjykatës përkatëse gjermane, ku ju do të detyroheni të dokumentoni pohimet tuaja.
Mbesim me shpresë që do të reagoni sa më parë.
Mitrovice 12.02.2022
Në emër të familjes Deva
Eleonora Deva (e mbesa)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago