Vjedhja e një dyqani përfundoi në shpërndarjen e parave në një autostradë në Kili.
Sipas mediave lokale, hajdutët vodhën 10 milionë pesos kilian (10.300 dollarë), por gjatë ndjekjes nga policia, cantën e hodhën në rrugë, ku u përhapën paratë.
Qëllimi duket se ishte të shpërqendronin policinë, por kishte disa makina që ishin vënë në ndjekje të tyre. Pasi paratë u mblodhën nga policia, 6 persona ranë në pranga.
Ndërkohë pronari i dyqanit nuk pësoi dëmtime gjatë vjedhjes së parave.