POLITIKE

Mbi 11 milionë euro janë shpenzuar për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Nga fondi shtetëror për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara për një vit e gjysmë në total janë shpenzuar 11 milionë e 500 mijë euro. Shpenzimet përfshijnë mbrojtjen e të akuzuarve si dhe vizitat familjare në Hagë, për vitin 2021 dhe gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë gati dy vite që po qëndrojnë në paraburgim të Dhomave të Specializuara, pas konfirmimit të akuzave ndaj tyre.

Me drejtësinë në Hagë po përballen ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniq, ish-deputeti Rexhep Selimi si dhe eprori tjetër i UÇK-së, Salih Mustafa. Derisa krerët e Organizatës së Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj tashmë janë dënuar nga kjo gjykatë, me nga 4 vjet e gjysmë burgim.

Të akuzuarit dhe ndaluarit nga Specialja, kanë zgjedhur që të paguajnë avokatët e tyre përmes ndihmës financiare që ua ofron Qeveria e Kosovës.

Kjo u garantohet sipas ligjit, pasi që menjëherë pasi u votua Ligji për Dhomat e Specializuara, në të njëjtën kohë, u miratuan edhe ligji që ua garantonte atyre mbështetjen financiare.

Ministria e Drejtësisë, që menaxhon fondin e ndarë nga shteti për ta, i ka ofruar Gazetës Insjaderi, të dhënat e shpenzimeve pas kërkesës për qasje në dokumentet publike.

Sipas përgjigjes së Ministrisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu, gjatë vitit 2021 deri në këtë periudhë të vitit 2022, është shpenzuar në total shifra prej 11 milionë e 500 mijë euro.

Prej të cilave 11 milionë e 400 mijë vetëm për avokatët mbrojtës që janë angazhuar nga të akuzuarit.

Kurse 100 mijë euro për akomodimin e vizitave familjare të të akuzuarve dhe ndaluarve nga specialja. Në kuadër të të cilave janë përfshirë biletat, fjetja dhe ushimet.

“Duke u bazuar në Vendimin e Kryeministrit Nr. 056/2021 të datës 21.02.2021, sipas kërkesës tuaj për qasje në dokumente publike, ju lutem gjeni përgjigjën si në vijim: Shpenzimet për avokatë përgjatë vitit 2022 deri në muajin Qershor 2022 janë rreth: 3,902,600.00 €. Shpenzimet për avokatë përgjatë tërë vitit 2021 kanë qenë: 7,541,962.02 €”, thuhet në përgjigje.

“Shpenzimet për familjarë (bileta dhe fjetje e ushqim) përgjatë vitit 2022 deri në muajin Qershor 2022 janë rreth: 53,876.36 €. Shpenzimet për familjarë (bileta dhe fjetje e ushqim) përgjatë tërë vitit 2021 kanë qenë: 46,622.02 €”, thuhet më tej në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Gazetën Insajderi.

Vitin e kaluar ishin publikuar disa të dhëna specifike për shpezimet e secilit veç e veç. Sipas listës së shpenzimeve dilte se nga ky fond Jakup Krasniqit i ishin lejuar 792 mijë euro. Kreut të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i ishin paguar 729 mijë euro. Për ish-eprorin e UÇK-së, Rexhep Selimi, shteti kishte paguar 724 mijë euro.

Sipas listës së ishte publikuar atëherë për mbrojtjen e ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi ishte paguar gjithsej me 661 mijë euro.

Nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i ishte paguar shuma prej 582 mijë euro.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa ka përfituar gjithsej 545,620 euro për mbrojtjen e tij. Kurse për Kadri Veselin shifra prej 379 mijë euro.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Kush është Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe sa e fuqishme është familja e tij?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin e Izraelit për të vrarë udhëheqësin…

3 orë ago

Macron: Nëse ndryshon regjimi në Iran, Lindja e Mesme do të zhytet në kaos

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se çdo përpjekje për ndryshim regjimi në Iran përmes…

4 orë ago

Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, mediat parashikojnë që SHBA t’i bashkohet sulmeve ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po zhvillon një takim me këshillin e sigurisë…

6 orë ago

Paralajmërim urgjent për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

Një ndryshim i madh po vjen për Gmail dhe injorimi i tij mund t’ju vërë…

9 orë ago

Dështimi i mbrojtjes ajrore të Iranit trondit Rusinë

Fushata ajrore me ritëm të lartë e Izraelit kundër Iranit po shkakton shqetësim midis analistëve…

11 orë ago

“Nuk më intereson çfarë tha ajo…” Trump përplaset me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare në SHBA për Iranin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur poshtë deklaratat e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare, Tulsi…

12 orë ago