Një autokolonë e misionit diplomatik amerikan u vu në shënjestër të zjarrit në Sudanin e zhytur në kaos. Lajmin e bëri të ditur sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, i cili theksoi fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
“Nuk mund të jap shumë detaje, por mund të konfirmoj se një autokolonë e misionit tonë diplomatik u qëllua me armë zjarri. I gjithë personeli është mitë, por ky ishte një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”.
Sudani është përfshirë nga luftimet e përgjakshme mes forcave rivale, njësive ushtarake besnike të liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, dhe forcave paraushtarake të drejtuar nga zëvendës lideri Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti. Më herët, u raportua se ambasadori i bashkimit europian në Sudan AidanO’Hara, ishte sulmuar në banesën e tij në kryeqytetin Kartum.
“Pak orë më parë, ambasadori i BE në Sudan u sulmua në banesën e tij. Kjo përbën shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e stafit diplomatik është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjin ndërkombëtar”, tha Joseph Borrell.
Ministri i Jashtëm irlandez, Micheal Martin, konfirmoi më vonë se O’Hara, nuk kishte marre plagë serioze. Të paktën 185 vetë janë vrarë dhe mbi 1800 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve 3-ditore në Sudan, ku ka pasur sulme ajrore, bombardime dhe të shtëna artilerie. Si ushtria ashtu edhe grupi paraushtarak i quajtur Forca e Mbështetjes së Shpejtë pretendojnë kontrollin e zonave kyçe në Kartum, ku banorët janë strehuar për t’i shpëtuar shpërthimeve. Kolona tymi u panë mbi aeroportin kryesor të Kartumit, me televizionet që treguan imazhe të zjarreve e shpërthimeve. Ushtria shënjestroi baza të forcave paraushtarake disa prej të cilave gjenden në zonat rezidenciale. U bombarduan gjithashtu edhe spitale.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…