Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave në trafik.
Siç njofton policia, po vazhdojnë me aktivitet që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.
Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024, 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik dhe në këtë periudhë mbi 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.
Ligji i ri për rregullat e trafikut, ka hyrë në fuqi nga data 3 prill i këtij viti dhe parasheh gjoba të larta për shkelësit e rregullave në komunikacion.