POLITIKE

Mbi 74 për qind e qytetarëve në Shqipëri e mbi 63 në Kosovë duan bashkimin, pjesa tjetër jo

Në një hulumtim të bërë nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, thuhet se 74.8 për qind e banorëve të Shqipërisë janë deklaruar pro bashkimit me Kosovën, ndërsa 17.7 janë deklaruar kundër bashkimit. Ndërkohë që në Kosovës 63.9 për qind janë deklaruar pro bashkimit me Shqipërinë ndërsa 16.7 kundër kësaj ideje.

Hulumtimi ka treguar se 88.7 për qind e shqiptarëve të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë, derisa vetëm 31.6 për qind e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën.

Ky është njëri ndër hulumtimet që është prezantuar në tryezën “Shqipëri – Kosovë- dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe, që është organizuar nga këto dy fondacione.

Përveç këtij hulumtimi në këtë tryezë janë prezantuar edhe gjetjet e raportit “Dekonstruktimi i idesë së Bashkimit: E ardhmja e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë” që është realizuar nga KIPRED-i, “Udhërrëfyesi: bashkëpunim Shqipëri-Kosovë në sektorin e arsimit”, i realizuar nga Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore dhe Qendra për Arsim e Kosovës si dhe raporti “Potenciali tregtar Kosovë-Shqipëri: pengesat dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale”, që është realizuar nga Instituti GAP dhe Instituti Riinvest.

Në hapje të kësaj tryeze drejtori i Fondacionin të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku, ka thënë se nga të dyja anët e kufirit duhet të punohet bashkërisht në fusha që do të ndihmonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ndërkohë drejtori i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi, ka theksuar se shpreson që kjo nismë për të nxjerr këto hulumtime, të vazhdojë më bashkëpunime të tjera në rrafshe sa më konkrete.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago