Është zbardhur dëshmia e dy të plagosurve Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Gjin Nika, 30 vjeç nga atentati dje në Shkodër
‘Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan.
Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës. Dëshmia e të plagosurve pas marrjes ne pyetje te të plagosurve.’- kanë dëshmuar ato.
Gjergj Ndershtiqaj student në Akademinë e Sigurisë është vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i DRSHTRR në Shkodër.
Policia e Shkodrës ka shoqëruar 20 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes më se 80 gëzhoja automatiku, të cilët janë përdorur nga autorët.
Sipas dëshmive të siguruara mësohet se kanë qenë 4 autorë, 3 nga të cilët kanë qëlluar në drejtim të të rinjve.
Armët e autorëve janë gjetur në makinën e djegur e cila është transportuar në policinë e Shkodrës, për ekspertim më të specializuar.
Nga kamerat e sigurisë së lokalit në afërsi të të cilit ndodhi ngjarja nuk janë kapur autorët, ndërsa dyshohet se kanë qenë të maskuar.
Dy të plagosurit kanë marrë nga një plumb në trup duke arritur t’i shpëtojnë morisë së plumbave.