LAJME

Mbi 80 plumba në atentatin e Shkodrës, zbardhet dëshmia e dy të plagosurve: S’e pamë kush na qëlloi, u fshehëm pas makinës

Është zbardhur dëshmia e dy të plagosurve Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Gjin Nika, 30 vjeç  nga atentati dje në Shkodër

‘Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan.

Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës. Dëshmia e të plagosurve pas marrjes ne pyetje te të plagosurve.’- kanë dëshmuar ato.

Gjergj Ndershtiqaj student në Akademinë e Sigurisë është vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i DRSHTRR në Shkodër.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 20 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes më se 80 gëzhoja automatiku, të cilët janë përdorur nga autorët.

Sipas dëshmive të siguruara mësohet se kanë qenë 4 autorë, 3 nga të cilët kanë qëlluar në drejtim të të rinjve.

Armët e autorëve janë gjetur në makinën e djegur e cila është transportuar në policinë e Shkodrës, për ekspertim më të specializuar.

Nga kamerat e sigurisë së lokalit në afërsi të të cilit ndodhi ngjarja nuk janë kapur autorët, ndërsa dyshohet se kanë qenë të maskuar.

Dy të plagosurit kanë marrë nga një plumb në trup duke arritur t’i shpëtojnë morisë së plumbave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

16 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago