Mbledhja e Qeverisë: Një vendim i mirë për diasporën dhe 12 milionë euro për pakon emergjente

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas mbledhjes së 39 të Qeverisë ka publikuar të gjtha vendimet që janë marrë sot.

Kurti bëri të ditur edhe emrat e drejtorëve të rinj të bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.

Sipas tij këta emra përbëjnë bordin e përkohshëm: Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,

Nora Ibishaga, drejtore,

Bislim Fetahaj, drejtor, dhe

Edin Hajdarpasic, drejtor.

Njoftmi:

Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:

U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje:

– z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,

– znj. Nora Ibishaga, drejtore,

– z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe

– z. Edin Hajdarpasic, drejtor.

Me qëllim të zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, u aprovua propozim-vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që t’i ndahen 12 milionë euro Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

U aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

***

Qeveria në detyrë e Kosovës ka me kërkesë të ministrisë e të financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka ndarë edhe 12 milionë euro për zbatimin e pakos emergjente fiskale, si dhe ka shkarkuar bordin e KRU “Mitrovica”.

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit sot ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës. Sipas këtij vendi mjetet merren nga shpenzimet e parashikuar.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se mjetet financiare transferohen në llogaritë familjare me këtë rast obligohet Ministria e Financave për zbatimin e vendimit.

Rr. Sadri Demukaj, Deçan, 02.06.2020 – 12:20. Raportohet se në banesën e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

***

Të gjithë mërgimtaret që vijnë nga Kosovë do të lirësohen nga obligimet të sigurimit kufitarë.

Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.

Ky vendim është marrë pas pasojave ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID19.

Ky vendim hynë në fuqi në momentin e nënshkrimit.

Për këtë ka njoftuar këshilltari i Kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë në Facebook:

Qeveria në detyrë miraton propozim vendimin e Ministrit Besnik Bislimi për mbulimin e kostos së Kartonit të Gjelbërt për bashkëatdhetarët tanë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti potencoi që ky ka qenë njëri nga premtimet gjatë kampanjës zgjedhore.

Jemi të bekuar me mërgatën tonë. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta.

***

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e ujësjellsit “Mitrovica” dhe ka emëruar bordin e ri të përkohshëm.

Shkarkimi është bërë nën pretekstim se bordi aktul ka dështuar në realizimin e projekteve të përkrahura nga ndërkombëtarët.

Kjo pikë kaloi pa asnjë votë kundër.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk i tregoi emrat e të emëruarve të rinj

Drejtpërdrejt nga mbledhja e kabinetit qeveritar të Kurtit, bojkotohet nga ministrat e LDK-së

Në sallën e mbledhjeve të qeverisë tashmë kanë mbërritur ministrat në detyrë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri me tani nuk është parë ndonjë ministër nga radhët e LDK-së të ketë hyrë në sallën e mbledhjes.

Ndërkohë, e pranishme është edhe ministrja në detyrë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.

Kjo mbledhje e qeverisë në detyrë po mbahet një orë para se në Kuvendin e Kosovës të votohet Qeveria Hoti.

***

Mbahet mbledhja e Qeverisë Kurti.