Për një polic francez, i cili shkaktoi trazira mbarëkombëtare duke vrarë një adoleshentin gjatë një ndalese trafiku, janë grumbulluar një milion euro deri më 3 korrik, duke i lënë kështu nën hije donacionet për familjen e viktimës.
Më shumë se 40.000 njerëz kanë zotuar para në apelin e nisur nga një bloger i ekstremit të djathtë në faqen e internetit Gofundme.com.
Ky apel ka grumbulluar dukshëm më shumë para sesa që janë dhuruar për familjen e e 17-vjeçarit të vrarë, Nahelit, me origjinë nga Afrika e Veriut. Deri më tani, për ta janë grumbulluar 200 mijë euro.
Gjyshja e Nahelit u shpreh “zemërthyer” për këto donacione për policin.
“Ai ia mori jetën nipit tim. Ky njeri duhet të paguajë njësoj si të gjithë”, tha ajo për kanalin BFM më 2 korrik. “Unë kam besim në sistemin e drejtësisë. Unë besoj në drejtësi”.
Vrasja e Nahelit më 27 qershor gjatë një kontrolli në periferi të Parisit kanë ekspozuar ndarje të thella politike në Francë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…