Gjykata në Rumani ka vendosur që vëllezërit influencues Andrew dhe Tristan Tate, do të qëndrojnë në paraburgim për të katërtin muaj me radhë.
Vëllezërit të cilët u bënë të famshëm për shkak të qëndrimeve kontraverse në rrjete sociale po hetohen nën dyshimet për grup të strukturuar kriminal, trafik të qënieve njerëzore dhe prostitucion.
Përpara organeve ligjzbatuese në Rumani, ata kanë mohuar çdo akuzë dhe pretendojnë se janë të pafajshëm.
Avokatët e vëllezërve Tate kanë thënë se ata të dy do të jenë në mbajtje deri në fund të prillit.
Nën ligjin rumun, burrat mund të qëndrojnë në mbajtje deri në gjashtë muaj.
Lajmi për qëndrimin e tyre në burg e bëri me dije avokati i dy vëllezërve. Sipas ligjit rumun, personat e dyshuar për vepra kriminale mund të mbahen deri në 6 muaj në paraburgim.
Avokatët mbrojtës e cilësuan vendimin për shtyrjen e paraburgimit të paligjshëm, pasi organi i akuzës nuk ka paraqitur prova të reja në seancën e së mërkurës.
Përveç dëshmive të disa grave, policia ka mbledhur të dhëna edhe nga disa biseda të incizuara, para dhe pas arrestimit të vëllezërve, kanë thënë disa burime të afërta me rastin.
Hetimet tani janë zgjeruar për të kuptuar nëse potencialisht janë kryer edhe aktivitete për pastrim parash.