FOTO&VIDEO

Mbyllen edhe Konviktet, studentët duhet të largohen deri të premten në ora 14:00

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbyllet deri më 27 mars, si masë preventive ndaj pandemisë së Coroavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta. Ai ka treguar se studentët kanë filluar të largohen tashmë.

“Vendimi për ndërprerje të procesit mësimor e ka afektuar qendrën e Studentëve pasi, banorët e qendrës janë studentë të UP-së dhe si rrjedhojë e kësaj në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, kemi marrë masat e duhura. Kemi marrë vendim që të gjithë studentët që janë banues deri nesër në ora 14:00, të largohen nga dhomat e tyre dhe nga i tërë kampusi. Gjithashtu është marrë vendim që mensa e studentëve nga sot në ora 14:00 e tutje të jetë e mbyllur deri më 27 mars edhe kur ka qenë data përfundimtare e vendimit të qeverisë.”, tha Sfishta për ekonomiaonline.

Sfishta ka treguar se dezinfektimi i konvikteve është bërë një javë më parë por, sapo të largohen të gjithë studentët sërish të premten, do të bëjnë dezinfektim të tërësishëm të të gjitha objekteve në Qendrën e Studentëve.

“Ne kemi marrë masa paraprake. Para 10 ditëve çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është dezinfektuar, derratzuar dhe dezinsektuuar nga një kompani e specializuar. Ne dhe në kushte normale i bëjmë këto dezinfektime. Por, për shkak të shpalljes së gjendjes së epidemisë kemi bërë një dezinfektim emergjent. Përpos saj edhe javën e ardhshme kur nuk janë studentët këtu ta bëjmë një dezinfektim eventual në mënyrë që të jemi më të sigurtë”, tha ai.

Sipas Sfishtës, nuk ka panik tek studentët dhe ata po largohen normalisht nga konviktet sikur çdo javë.

“Për fat të mirë po sillen sikur mosha ma e pjekur e shoqërisë, konform situatës pa panik po largohen po shkojnë në shtëpitë e tyre dhe gjithçka është në rregull. Studentët e kanë kuptuar shumë drejtë situatën dhe nuk ka panik në mesin e studentëve”, tha drejtori Sfishta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago