Liqeni i Ujmanit është një prej pikave më të nxehta në mes të Kosovës dhe Serbisë kur bëhet fjalë për pronësinë. Në Serbi pretendojnë që kanë pronësi mbi të, e në Kosovë një gjë e tillë kontestohet fuqishëm.
Kohë më parë krerët e dy shteteve, Hashim Thaçi, e Aleksander Vuçiq, lidhur me këtë ‘luftë’ se kush është ‘padroni’ i Ujmanit, kishin realizuar edhe një show politik.
Thaçi i rrethuar me ish-bashkë partiak e nën masa sigurie, ia kishte dhënë një gjiro me anije nëpër Ujman, ndërkohë Vuçiq pas kësaj vizite të presidentit të Kosovës kishte ngritur alarm në Serbi duke thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media në orët e vona të mbrëmjes së 29 shtatorit të vitit 2018, raporton Gazeta Express.
E një temë të tillë e ka kthyer në vëmendje gazeta franceze ‘Liberation.fr’, përmes një reportazhi të gjatë lidhur me këtë pikë strategjike të Republikës së Kosovës.
Dragisha Mijaçiq nga Instituti për Zhvillimin e Konomik në Beograd, i cili edhe vjen nga rajoni i ‘Gazivodës’ e që e njeh shumë mirë këtë çështje, në bisedë për mediumin francez ka thënë se KFOR-i ua ka bërë shumë të qartë të dy palëve çështjen e pronësisë.
Sipas tij qëndrimi i KFOR-it është shumë i qartë ndërvite, dhe siç e ka interpretuar vetë Mijaçiq ata kanë lënë të kuptohet se gjithçka mund të ndodh, por furnizimi me ujë assesi nuk guxon të ndërpritet.
“Ju mund të vrisni njëri tjetrin, deri në të mbijetuarin e fundit, por nuk e prekni ujësjellësin. Kështu që uji nuk u ndërpre kurrë”, ka thënë Mijaçiq.
Ai tutje ka kujtuar faktin që edhe përkundër kohës kur ishte konflikti i armatosur në mes të Serbisë dhe Kosovës, furnizimi me ujë nuk ishte ndalë asnjëherë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…