KRYESORE

Më 13 qershor Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-në për bashkëpunim në mbrojtje

Kosova sivjet do të jetë këtë nikoqire e e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor “Defender Europe” për vitin 2025.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar së ushtrimi më i madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Defender Europe” do të mbahet nga data 27 maj deri më 6 qershor.

Kurti po ashtu njoftoi se më 13 qershor do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje mes Kosovës e SHBA-së.

“Kosova nga data 27 maj deri më 6 qershor do të jetë vend nikoqir i ushtrimit më të madh ushtarak amerikan në Evropë “Defender Europe 2025”. Mbi 1 mijë ushtarakë të FSK-së do të jenë të angazhuar në këtë ushtrim brenda Kosovës dhe jashtë saj. Më 13 qershor në Washington, në Departamentin e Mbrojtjes do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje që përfshin periudhën 2025- 2030. Kjo është marrëveshja e dytë që nënshkruhet me një vend partner e aleat pas asaj me Republikën e Turqisë të nënshkruar më 29 janar 2024″, tha Kurti sot.

Në muajin Mars, Qeveria e Kosovës pati miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Kjo marrëveshje parasheh pesë pika kryesore: Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisjen e mbrojtjes, menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes, ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake, bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar.

Si pikë e pestë është përmendur mbështetja në aspektin e implementimit të elementeve kyç të mbrojtjes, atë të qëndrueshmërisë strategjike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago