LAJME

‘Me 230 euro nuk mund të jetojmë’, punëtorët e sektorit privat kërkojnë rritjen e pagave

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majit, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, ka kërkuar që paga në sektorin privat të rritet në 600 euro, marrëveshje kolektive, sigurime shëndetësore dhe Gjykata e punës.

Në një protestë të organizuar nga kjo sindikatë, kryetari i saj Jusuf Azemi tha se nëse nuk do të rriten pagat deri me 1 shtator atëherë sektori privat do të bojkotojë punën.

Azemi tha se institucionet shtetërore në vend, punëtorët e sektorit privat i kanë trajtuar si skllevër.

“Edhe sot kemi punëtorë ku paguhen me 232 euro”, tha Azemi.

“Kemi ardhur në një shkallë që të kërkojmë kërkesat tona. Në Kosovë po marrim pagë 232 euro, e deputetët për pesë minuta punë në seancë po i marrin 200 euro. E më e keqja nuk po e kryejnë funksionin e tyre. Punëtorët e sektorit privat i keni trajtuar si skllevër dhe një trajtim të tillë nuk ka në Evropë. Që nga dita e sotme ne japim një afat deri me 1 shtator nëse paga minimale nuk do jetë 600 euro, ne në mënyrë unanime do t’i bojkotojmë dhe të mos kryejmë punën tonë, nuk po kërkojmë lluks”, shtoi ai.

Ndërsa njëri nga protestuesit, Hakif Sylejmani tha se 1 Maji në Kosovë nuk është ditë pushimi për punëtorët e sektorit privat.

“Do të protestojmë për të drejtat e punëtorëve, parregullsitë dhe për sakrificat e punëtorëve”, tha ai.

“Do të protestojmë për të drejtat e punëtorëve, parregullsitë dhe për sakrificat e punëtorëve. 1 maji nuk është një ditë pushimi është një ditë pune.”

E Hafije Statovci u shpreh se një pagë prej 230 euro nuk po i len as të “vdesin e as të jetojnë”.

“Kjo pagë nuk po na len të vdesim por as të jetojmë”, tha Statovci.

“Ne duhet të protestojmë. Për të satën herë njoftuam shtetin dhe personat përgjegjës se ne nuk po mundemi të mbijetojmë me pagat që i kemi. Në Kosovë punëtorët e sektorit privat marrin pagë 230 euro kjo pagë nuk po na len të vdesim por as të jetojmë”, u shpreh ajo. /kp/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago