FOTO&VIDEO

Me 494 mijë euro tenton të largohet nga Muriqani, shikoni ku i i kishte fshehur

Sekuestrohen 494.785 euro, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat hetimore të  Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Muriqani”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin  tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R. R., 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat shtetasi R. R. nuk i kishte deklaruar.

Tufat me euro ishin fshehur në kroskot, prapa makines e prapa sediljes.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago