POLITIKE

“Më goditi në pjesën e pasme të kokës, më shkaktojë marramendje”, Fetahu tregon se si e rrahu kolegu i tij

“Më goditi në pjesën e pasme të kokës, më shkaktojë marramendje”, kështu thotë asamblisti i LVV-së Ragip Fetahu se u rrahë nga kolegu i partisë, Artrit Mulliqi sot në afërsi të objektit të komunës, shkruan Insajderi.

Fetahu thotë se rrahja ka ndodhur pas një pauze të shkurt të Kuvendit, ku ky i fundit kishte dal për të marrë kafe e ujë.

Ai thotë se Mulliqi e ka sharë e ofenduar atë.

“Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asamblistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje”, ka shkruar Fetahu derisa thotë se kishte tentuar ta ndalonte.

Ai ka thënë se për këtë ekzistojnë edhe kamerat e sigurisë.

Reagim i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Sot në oborrin e Komunës jam sulmuar fizikisht në Kolegu im z. Artrit Mulliqi.

Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit.

Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje.

(Dëshmi janë kamerat e komunës)

Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej.

Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person.

Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit.

Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit.

Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike!

Msc. Ragip Fetahu


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

11 minuta ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

1 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

12 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

15 orë ago