Me shume se 140 vete kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, raportuan mediat e huaja mengjesin e kësaj të hëne. Ngjarja e rende ndodhi në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat. Mediat në Indi raportuan se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar kohet e fundit. Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100.
Disa njerëz rezultojnë të zhdukur dhe per ta ka nisur operacioni I kerkimit. Në kohën e rrëzimit të urës e cila 232 metra e gjate, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të. Autoritetet indiane njoftuan se kanë nisur menjehere hetimet për këtë ngjarje. Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, njoftoi ne rrjetin social Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen.
Ky është momenti kur shembet ura. Pamjet e frikshme janë regjistruar nga një kamera sigurie. Në video, ura shihet duke u lëkundur pasi shtyhet me duar nga personat mbi të, që injorojnë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…