Me qeleshe në kokë, me mjekër dhe me armë kallashnikov mbi një makinë Audi.
Kjo është fotoja e Antonio Leka nga qyteti i Lezhës, 36-vjeçari i cili është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.
Mësohet se fotoja është bërë para arrestimit dhe se ai ndodhet në një servis, së bashku me vëllain e tij duke e ekspozuar armën e zjarrit.
Ishte pikërisht kjo makina me të cilën po udhëtonte nga zona e Milotit në drejtim të Lezhës ku janë gjetur snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb.
Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.
Ky është Antonio Leka, 36-vjeçari që u kap me arsenal armësh dhe donte të vriste politikanët
Kapet “Rambo”, policia i gjen në makinë arsenal armësh: Do vras politikanët e Lezhës, janë farë e keqe
Aktualisht ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.
Ka qenë vellai i Antonios, Nik Leka ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.
Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…