POLITIKE

“Më lërë të flas ose nuk qëndron në studio”, përplasen Haradinaj e Syla: Jemi në studio këtu, jo në ushtri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë mysafir në emisionin Pressing në T7 ku ka folur për zhvillimet në Ukrainë.

Gjatë këtij debati, në një pyetje të gazetarit Valon Syla ka lindur një debat mes tij dhe Haradinajt i cili nuk dëshironte që të ndërprehej në përgjigje.

“Ajo që e kisha pyetur zotëri Haradinaj është që, pasi ka qenë kryeministër dhe komandant i luftës, i njeh mirë rrethanat, a mendoni se lufta në Urkainë do i shërbej mirë interesit dhe diplomacisë së Kosovës në përfundimin e galjeve me Serbinë apo si mendoni se do të përfundojë”, kishte pyetur Syla.

“Kam një konsistencë 23 vjet. Dhe në këtë konsistencë kam arritur të binë Amerikën se idetë për të ndarë Kosovën janë të rrezikshme. Këtë e kam bërë me taksën. Nuk kam qenë vetë. Kam pasur institucionet e sigurisë me vete. Kam arritur si rezultat në marrëdhëniet me ta të krijojë ushtrinë, të marrim pronësinë e Trepcës dhe pavarësimin energjetik. Jjo është marrëdhënie ime me Amerikën. Dhe në këtë kohë kur kam pasur taksën deklarimi im ka qenë “jam ushtar i Amerikës”. Ta kemi të qartë“, i ishte përgjigjur Haradinaj, por në momentin kur Syla u mundua të bëjë edhe një nënpyetje atëherë debatoi me Sylën.

“Mos më ndërprej. Më lërë të flas ose nuk qëndroj në studio”, tha Haradinaj.

“Zotëri Haradinaj. Këtu jam për të pyetur. Në momentin kur doni të thoni se jo nuk bën tash të flas atëherë jemi në ushtri e jo në emision. Kemi edhe pyetje e nënpyetje kuptohet”, shtoi Syla.

“Dëgjo të lë të flasësh. Të lë me fol por kur flas unë duhet të më dëgjosh, përndryshe nuk qëndron në studio”, i ishte përgjigjur Haradinaj.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Dy burra dhe një spektakël

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta…

58 minuta ago

Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”. Stërvitja zhvillohet nën…

1 orë ago

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

12 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

13 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

20 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

20 orë ago