Pas orës 20:00 të darkës, kur ka qenë nën rrënoja prej ors 03:54 të mëngjesit që ra tërmeti, Pëllumb Gregu është shpëtuar nga forcat e policisë dhe të ushtrisë, teksa ky moment është shoqëruar me duartrokitje.
Është një mrekulli sesi ai dhe shumë të tjerë që u nxorrën në mbrëmje nga rrënojat ja dolën të mbijetojnë pa ujë, mes gërmadhave dhe mes plagëve që kanë marrë pas lëkundjes së fortë 6.4 ballë të tërmetit, që u ndje më së shumti në Thumanë, në pallatin ku Pëllumb Gregu jeton.
Motra e tij priste në ankth lajme për të vëllanë dhe teksa kryeministri Edi Rama shkoi në Thumanë për të parë nga afër situatën, ju hodh e përlotur duke i kërkuar ndihmë për gjentjen e vëllait. ‘O shpirt i motrës, o Pëllumb’ shprehej ajo, teksa tashmë ka marrë lajmin e shumëpritur se vëllai i saj është mirë dhe do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor.
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…