Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Roland Kryemadhin. Kujtojmë se ai u arrestua më 3 qershor në Kamëz, dhe njihet për prirjet e tij radikale.
Para trupit gjykues ai tha se e mbron Allahu, ndërsa familja i kishte caktuar edhe një avokat. Po ashtu ai përsëriti se nuk kishte pasur armë, megjithëse oficerët e policisë raportojnë se ai ua drejtoi.
Siç Top Channel ka raportuar dhe më herët, Prokuroria ka thënë se ai dyshohet për katër vepra penale: Kundërshtim i policisë, prodhim dhe shitje të armëve të ftohta, kanosje për shkak të detyrës dhe largim i të burgosurit nga vendi.
Kryemadhi u konstatua jashtë banesës, ndonëse ishte në masën arrest shtëpie dhe pas këtij momenti ai kundërshtoi efektivët B.D; R.I dhe R.Gj.
Sipas dëshmive të policëve, që i referohet edhe prokuroria, 39-vjeçari pas këtij momenti hyri në shtëpi dhe i kërcënoi se do i vrite.
Gazetarja Anila Hoxha ka raportuar më herët se gjatë kontrollit nuk u bë e mundur gjetja e pistoletë, me të cilën oficerët raportojnë se ua drejtoi.
Prokuroria thotë se në datë 3 qershor gjykata lëshoi urdhër për shoqërimin e Kryemadhit. Po Kryemadhi, goditi efektivin R. Gjoka duke e dëmtuar në bark e duke e gjakosur atë.
Sipas prokurorisë ai e mbushi armën dhe pastaj u tha oficerëve: “Pasha Allahun largohuni nga këtu se do ju vra s”.
Më pas në momentin e vetëdorëzimit, pasi u negociua dhe me ndihmën e RENEA, atij iu gjet vetëm një thikë me tehe nga të dyja anët.
Ndërkohë në momentin që policia e ka pyetur, mëson gazetarja Anila Hoxha, se ku është arma me të cilin ai po kërcënonte, duke qenë se nuk gjendej, ai u tha: “Ishte lodër, nuk ishte pistoletë. Pasi kundërshtova policët e theva dhe e hodha në Wc dhe shtypa shkarkimin e ujit”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…