Këtë të dielë ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga. Profesori Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi ortopedik në Spitalin e Traumës në Tiranë mban emrin e tij.
Ndëkohë në lidhje me ndarjen e tij nga jeta ka reaguar ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili në mesazhin e tij shkruan se sot është një ditë zie për mjekësinë shqiptare.
“Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga! Sot eshte nje dite zi per mjekësinë e veccanërisht për ortopedinë shqiptare, që humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tone, organizatorin energjik e te kudo gjendur, drejtuesin jete gjate te shërbimit të ortopedisë, aplikuesin e guximshëm e vizionar të shkencës e progresives në atë fushë kaq të gjerë të mjekësisë. Ngushëllimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, bashkëpuntorëve te rinj e te dikurshëm, miqve, të gjithëve, për këtë humbje te madhe”, shkruan Shehu.
Gjithashtu rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka bërë një dedikim për mjekun e njohur, Panajot Boga.
“Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi! Përveç fëmijëve të tu biologjikë, ke rritur shumë djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar! Të qoftë e blertë lëndina! Homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë!’, shkruan profesor Gjata.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…