LAJME

“Më mungon çdo sekondë”, rrëfehet për herë të parë bashkëshortja e policit të vrarë në Kaçanik

Vrasja e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, më 1 prill, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, ka tronditur opinionin e gjerë dhe ka lënë një plagë të thellë në familjen e tij.

Në një rrëfim prekës për Indeksonline, bashkëshortja e tij, Violeta Mulaku-Lika, ndan momentet e fundit të jetës së Muhametit dhe dhimbjen që po e shoqëron çdo ditë.

“Në ato momente isha në banesë. Kur erdhi ndihma e shpejtë, e kuptova që ishte ai… kur e pashë me uniformë. S’kam fjalë… shumë keq, pa pritë e pa kujtu,”, th a ajo me zërin që i dridhej.

Muhameti ishte vrarë  me armë zjarri, ndërsa po kthehej nga detyra. Violeta kujton me mall edhe fjalët e fundit që ndanë bashkë:

“Biseda e fundit ishte: ‘Nesër jam në punë paradite, e kemi me pi nga një kafe bashkë në mëngjes.’”, tregon ajo.

Ajo tregon se asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë arsye për të dyshuar se bashkëshorti i saj mund të ishte në rrezik. Sipas saj, ai nuk kishte pasur probleme me askënd dhe asnjë shenjë paralajmëruese nuk kishte dalë në sipërfaqe.

“As edhe një mesazh s’ka ardhur ndonjëherë. S’ka ndryshuar kurrë sjellja e tij. Ai ka qenë i pastër.”

Violeta reagoi gjithashtu ndaj zërave që dolën në opinion pas vrasjes, të cilat sugjeronin një lidhje jashtëmartesore të Muhametit , pretendime që ajo i mohon kategorikisht.

“Janë shpifje. Ai që e ka thënë, le ta thotë me fytyrë. Nuk është aspak e vërtetë. Ai ka qenë më i pastri që ekziston.”

Dhimbja e saj është e dyfishtë – jo vetëm për humbjen, por edhe për ëndrrat dhe planet e përbashkëta që u ndërprenë në mes.

“Donim të bëheshim prindër. Kishim plane  me u shpërngul në banesën e re, me zgjeru biznesin… gjithçka e kishim ndërtuar bashkë.”

E pyetur për të arrestuarit në lidhje me vrasjen, Violeta shprehet:

“Disa prej tyre i njoh, por ai s’ka pasur asnjë lidhje me ta. Vetëm njëri ka punuar për ne për rreth dy vjet. Ata që e kanë bërë, le të marrin dënimin e merituar.”

Në fund, ajo e mbyll rrëfimin me një dhimbje të thellë që nuk shuhet:

“Më mungon çdo sekondë. Kam qenë shumë e lidhur me të. Gjithçka kemi bërë bashkë.”

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago