FOTO&VIDEO

“Me shpatull të thyer dhe fraktura në fytyrë”, vëllai i policit Ardian Isufi: Gazetari Enrik Mehmeti më tha që nuk e meritonte, e rrahën 15 vetë

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, thotë se vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar.

“Meqenëse ky gazetari, Enrik Mehmeti, i ka të gjitha pamjet, le t’i dorëzojë të gjitha pamjet si u dhunua vëllai im. Enrik Mehmetin e kam takuar para policisë. Vëllai im është qytetar i thjeshtë në atë moment, të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka bërë, nëse ka bërë. Vëllai im në këto momente është në reanimacion, me shpatull të thyer, me fraktura në fytyrë dhe Enrik Mehmeti ka qenë prezent the thotë: “Ardi, vëllai juaj, më vjen keq, nuk e meritonte, por ne nuk e dinim se si ishte situata”. Dhe unë i kam thënë: “Është turp i madh për ne qytetarët e Vlorës është turp, se pronari i lokalit është në shtëpi të vet dhe ne shqiptarët e kemi traditë, nuk të rrahim në shtëpi”, tha Flamur Isufi në një intervistë ekskluzive për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

“Megjithatë turpin ta mbajë ai. Unë tani kërkoj vetëm një gjë, zbardhjen e të vërtetës, ku rëndon faji te vëllai im, ku rëndon te të tjerët. Unë kërkoj të dalë e vërteta. Kur të dalë e vërteta edhe Kryeministri i Shqipërisë do të reagojë më ndryshe. Kryeministri nuk e di që personi që ka goditur me pëllëmbë nuk është vëllai im. Vëllai im është personi që futet t’i ndajë. Dua të dalin pamjet ku 15 vetë godasin vëllain tim, për më tepër që e dinin që ishte oficer policie, 2 vjet shef qarkullimi. Kryeministri i Shqipërisë duhet të marrë informacionin e plotë dhe të veprojë. Unë jam i bindur që nuk e ka informacionin e plotë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago