FOTO&VIDEO

Me shpejtësi skëterrë deri në 171 km/h, “i forti” e pëson keq në Tiranë

Policia Rrugore ka pezulluar nëntë leje drejtimi mbrëmjen e së premtes e rrugen interurbane kryesore Tiranë -Elbasan dhe në Unazën e Madhe.

Gjatë kontrolle të 24 orëve të fundit policia përveç pezullimit të lejeve të drejtimit ka gjobitur drejtues mjetesh, mes tyre dhe një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 171 km/h.

Ndërkohë policia bën me dije se vetëm në 24 ditët e para të këtij viti, numërohen më shumë se 900 leje drejtimi te pezulluara për shpejtësi, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që rrugën e përdorin dhe e konsiderojnë si piste për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Njoftimi policisë:

171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, matur me Radar ne një largësi prej 734 m.

Shpejtësi e mjaftueshme për tu✈ dhe sigurisht e mjaftueshme edhe për 🚑.

Edhe pse prej fillimit te muajit janar rrugët interurbane dhe urbane kryesore te vendit, te konsideruara me rriskë te larte per shkak te aksidenteve rrugore dhe pasojave te ardhura prej tyre, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, vijojnë te jene te monitoruara me radar dhe janë jo pak, por vetëm për 24 ditët e para të këtij viti, numërohen më shumë se 900 leje drejtimi te pezulluara për shpejtësi, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që rrugën e përdorin dhe e konsiderojnë si piste për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Prej orës 20:00 e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 130 deri në 171 km/h.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 2 prej tyre ishin debitor me mbi 7 masa administrative te pashlyera si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar e Drager ne te gjitha rrugët e Tiranes.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin, pasi do jeni te ekspozuar ndaj rrezikut për tu përfshire ne aksident rrugor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago