Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka siguruar foto nga momenti i arrestimit në flagrancë të Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës një ditë më parë në një hotel në autostradën “Tiranë-Durrës“. Mësohet se në momentin e arrestimit, Hermesi nuk ka qenë i vetëm në dhomë, por së bashku me një vajzë dhe një klient (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur).
Siç është raportuar më herët, Hermesi ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke thënë se ai nuk ka lidhje fare me prostitucionin dhe se marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë, për të cilat nuk paguhej asnjë lekë.
Nga ana tjetër, dy shoqet e tij, të ftuara në emisionin “Pa gjurmë” thanë se Hermesi atë mbrëmje ka qenë duke konsumuar kokainë, siç shpesh bënte me mikeshat e tij dhe jo prostitucion, ndonëse këto foto, por edhe fakti se nuk është gjetur asnjë mbetje droge, siç bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor, vërtetojnë të kundërtën.
Kush është Hermes Nikaj?
Hermes Nikaj është një personazh i njohur për publikun shqiptar. Ai ka punuar si gazetar në disa emisione mëngjesi, nga ku ka marrë edhe nofkën “Zogu i Tiranës’. Gjithashtu Nikaj ka punuar edhe si model. Hermesi reklamonte në rrjetet sociale jetën e luksit me para të vendosur në tavolinë, çanta të firmave të shtrenjta dhe i rrethuar nga shumë vajza.