Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në qytetin e Krujës, ku disa turistë nga Turqia janë arrestuar, pasi janë konfliktuar me rojën e një parkingu.
Sipas raportimit të ngjarjes, çifti i turistëve ka kërkuar të largohet pa paguar për parkingun dhe në atë çast janë konfliktuar me rojën, i cili ka kërkuar që ata të kryejnë pagesën.
Megjithatë ata nuk janë bindur dhe kanë hipur në mjet, duke kërkuar të largohen. Në atë çast, për t’i bllokuar, roja ka hipur mbi kofanon e makinës.
Turistët turq jo vetëm që nuk i ka ndalur ky akt, por ata edhe kanë nisur makinën dhe kanë marrë zvarrë për disa metra rojën, duke e lënë edhe të plagosur rëndë në kokë.
Turqit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por Policia është angazhuar menjëherë dhe ka ndaluar në qytetin e Fushë-Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin.
Detaje të tjera priten rreth ngjarjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…