Putin si duket nuk po e ka aq të lehtë me Ukrainën sa mund të kishte menduar. Zyrtarë të lartë të ushtrisë së tij ose janë pushuar, vrarë apo dhe kapur rob. Ushtarët ukrainas të brigadës 128 kapën rob një oficer të lartë të shtabit të ushtrisë së 58-të ruse, nënkolonel, kreu i grupit të informacionit dhe kundërmasave psikologjike të njësisë ushtarake 47084 të ushtrisë ruse.
Ai u kap gjatë një përleshjeje në rajonin e Nikolaev dhe sipas ushtarëve ukrainas kishte veshur të brendshme dhe çorape të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Pasi ushtria e 58-të e Federatës Ruse u përpoq të përparonte thellë në rajonin e Nikolaev por u ndalua nga ukrainasit, rusi i kapur rob u pagëzua si nënkoloneli më mediokër rus. I kapuri rob me të brendshme dhe çorape të Forcave të Armatosura të Ukrainës, është identifikuar si Koshel Alexander Olegovich.