“Milot Rashica është kthyer – dhe çfarë rikthimi”. Kështu nis shkrimin Bild në Gjermani për rikthimin e yllit kosovar të Werder Bremenit, pas lëndimit që kishte pësuar në muajin gusht.
Ai u rikthye në ekipin startues të shtunën në përballjen me Dortmundin dhe realizoi supergol në barazimin 2:2.Rashica, që në Gjermani po njihet me nofkën “raketa”, realizoi golin e parë të ndeshjes vetëm shtatë minuta pas fillimit.
“Nëse s’keni luajtur për një muaj, ju duhet një ose dy ndeshje të ktheheni në vendin e duhur. Ishte në rregull sot”, ka thënë 23-vjeçari pas ndeshjes.Rashica po konsiderohet se te Werderi po mbush mungesat e sulmuesve efikasë te klubi.
“Miloti i sjell lojës sonë diçka që nuk e kemi. Kjo na bën më të paparashikueshëm”, ka thënë trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt.Kjo i referohet shpejtësisë së “Raketës”.
“Nuk kemi shumë lojtarë me shpejtësinë e Milotit, sidomos në kundërsulme ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është lojtar për momente speciale”, ka thënë bashkëlojtari i Rashicës, Maximilian Eggestein.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…