Britania e Madhe u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë raketat “Jevelin” dhe “NLAW” të përdorura nga forcat ukrainase në luftën kundër trupave ruse.
Në mes të luftës në Ukrainë dhe tensioneve politike në rajon, Britania e Madhe vendosi t’i hedhë benzinë zjarrit, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’.
Siç merr vesh “Novosti”, Londra u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë raketa “Jevelin” dhe “NLAW”, të cilat forcat ukrainase i përdorin në luftën kundër trupave ruse.
Sipas informacioneve të kësaj medie, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , në 48 orët e ardhshme do të kërkojë shpjegim zyrtar nga Boris Johnson .