POLITIKE

Mediat greke: Dera e BE do të jetë e mbyllur për Shqipërinë për sa kohë që Beleri nuk betohet

“Kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi “kundërshtarin” e gabuar për të treguar forcën dhe mospërputhjen e tij me rastin e çështjes Beleri, pasi Athina në çdo mënyrë i përcolli Brukselit se për sa kohë ai nuk betohet si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, dera e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të mbetet e mbyllur”, kështu e nis shkrimin e saj, media greke Protothema.

Ato e konsiderojnë si një përballje të Greqisë me vetë kryeministrin Edi Rama.

“Sekuestrimi i pronave greke me pretekstin e zhvillimit turistik të Himarës dhe rreziku i ekspozimit të skandaleve të anëtarëve të qeverisë dhe miqve të “biznesmenëve” të Ramës nga një Autoritet Bashkiak i pavarur, por edhe karakteri dhe temperamenti i kryeministrit shqiptar e çojnë në këtë përballje frontale me Greqinë”, vijon shkrimi.

Sipas tyre edhe fryna në Bashkimin Europian nuk është aq e mirë sa për t’u zgjeruar me vendet e Bashkimit Europian.

“Në Bashkimin Evropian klima është negative për rastin Beleri, pasi evropianët, kanë hapur fronte të tjera me kandidaturën e Ukrainës dhe Gjeorgjisë dhe nuk duan të hapin konflikte me rastin e  kandidaturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një proces i cili nisi me vendime thjesht politike duke ditur se perspektiva e integrimit të plotë të këtyre vendeve do të shtyhet për një të ardhme të parashikueshme. Megjithatë, në takimet ministrore për përgatitjen e Samitit, megjithë qëndrimin e ftohtë të evropianëve, Athina shpjegoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e saj, siç ishte formuluar edhe me rezervën e shprehur në letrën dërguar Shqipërisë për fillim të negociatave të anëtarësimit”, vijon media greke.

Në Samitin (14-15 dhjetor) nuk pritet që të ketë një diskutim të gjerë për zgjerimin përtej vendeve të reja kandidate të Ukrainës, Moldavisë, Bosnje-Hercegovinës, por nga pala greke, nëse nevojitet dhe provokohet një diskutim, do të theksohet qëndrimi i prerë për të bllokuar Shqipërinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

2 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

6 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

8 orë ago