POLITIKE

Mediat serbe e bëjnë fakt të kryer: BE do sanksionojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë!

BE ka gati planin e sanksioneve për Serbinë për shkak të sulmit terrorist në Banjskë. Sanksionet e planifikuara kundër Serbisë përbëhen nga një grup masash që do të ndërmerren në disa faza, tha për Danas një burim diplomatik i Bashkimit Evropian, i cili dëshiron të mbetet anonim.

Duke komentuar deklaratën e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën dhe deputetes së Gjelbër, Viola von Kramon se për Serbinë është përgatitur një paketë masash si “përgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë”, burimi i Danas thotë se “faza e parë sigurisht që nuk do të ishte drastike”, dhe se kishte shumë gjëra simbolike në të”.

Duke pasur parasysh se raportuesi i Parlamentit Evropian nuk ka pranuar të thotë se çfarë sanksionesh po përgatiten për Serbinë, pyetja për bashkëbiseduesin e Danas ka qenë se për çfarë sanksionesh bëhet fjalë.

“Për shembull, do të kishte një ndërprerje të negociatave me BE-në, por në praktikë një masë e tillë nuk do të kishte një efekt shumë të madh pasi Serbia ka disa vite që pothuajse nuk ka bërë asgjë për të vazhduar anëtarësimin në BE. Mirëpo, masat që do të kishin të bënin me vizitën e zyrtarëve të BE-së apo ngrirjen e fondeve të destinuara për Serbinë janë shumë më serioze dhe sigurisht që do të ishin në ndonjë paketë të radhës”, thotë burimi diplomatik.

Siç shton burimi, vendosja e vizave për qytetarët është një masë e gjerë.

“Dhe është e qartë për të gjithë se ato do të preknin vetëm qytetarët, jo autoritetet. Kthimi i vizave nuk është në rendin e ditës për momentin. Aktualisht gjithçka është duke u përgatitur dhe gjithçka varet nga reagimi i autoriteteve dhe bashkëpunimi në Kosovë. Raundi i parë i masave, nëse ka, sigurisht që mund të jetë në tavolinë para zgjedhjeve në Serbi”, përfundon bashkëbiseduesi i Danas.

Kujtojmë se si pjesë e deklaratës se për Serbinë është përgatitur një paketë masash si “përgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, Viola von Kramon deklaroi se nuk do ta quante sanksione, sepse ata duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së”.

“Por ne po flasim për masa politike dhe financiare, të cilat natyrisht do t’i shkaktojnë dëm qeverisë së Serbisë”, tha ajo.

Ajo tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duhet të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim të duhur për ngjarjen e 24 shtatorit.

“Vuçiç kontrollon shumë gjëra që ndodhin në Serbi. Vështirë të mendosh se ai nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte për blerjen e armëve dhe as organizimin e grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia është e interesuar për një sulm të madh ushtarak apo luftë”, tha ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago