Mediat serbe kanë komentuar njoftimin për ardhjen e 55 automjeteve ushtarake amerikane si donacion për Kosovën, ndërkohë që shtrojnë pyetje apo e përgatit Amerika, Kosovën për luftë.
“Amerikanët i kanë dhuruar si donacion shqiptarëve 55 automjete ushtarake, ndërkohë që flitet se së shpejti vijnë edhe helikopterët – a do të thotë kjo se ShBA po e përgatisin Prishtinën për luftë” shkruan “Alo”.
Në vazhdim të tekstit, thuhet se Vjosa osmani presidente e pranishme në ceremoni ka shprehur shpresën se Prishtina së shpejti do sigurojë edhe helikopterë.
ShBA ka dhuruar sot Prishtinës 55 automjete ushtarake, ndërsa presidentja e institucioneve të përkohshme Osmani ka shprehur falënderimin presidenti amerikan Xhoe Biden, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet, Ushtrisë amerikane dhe popullit amerikan, shkruan gazeta.
Sipas gazetës, ShBA po angazhohen që Kosova të zhvillojë edhe forcojë kapacitetet e saj ndër-vepruese ushtarake, ndërsa Osmani ka shprehur shpresën për sigurimin edhe të helikopterëve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…