Gazeta serbe “Blic” bazuar në një shkrim të kosovonline nga burime anonime“shpalos” disa gjëra të programit të qeverisës së re të Kosovës përkatësisht marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ku qartë thonë se tema e dialogut mes Beogradit e Prishtinës nuk mund të ketë ndryshim të kufijve dhe shkëmbim territori, taksat mbeten dhe Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive.
Në lidhje me dialogun me Beogradin paralajmërohet se do të bëhet një rishikim i të gjitha marrëveshjeve të deritashme.
Dialogu nuk do udhëhiqet më nga presidenti Thaçi, por nga kryeministri transmeton Kosovonline.
Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbahet “ për pranimin nga pala e Serbisë” thuhet në lrye të programit të qeverisë së Kosovës nga marrëveshja mes dy subjekteve që do krijojnë qeverinë ku shtohet se Kuvendi do miratoj platformën për dialog.
Kosovonline thotë se në dokument potencohet se tema e dialogut nuk mund të përfshijë vizatimin e kufijve me Serbinë, shkëmbimin e territorit dhe krijimin e pushtetit të tretë në komunat e banuara me serbë.
Lidhur me taksat në mallrat serbe ato thuhet se do të mbeten “në nivelin e reciprocitetit të plotë me Serbinë”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…