Shumë medie serbe kanë transmetuar postimin e ministrit të mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në rrjetin social Facebook, nga takimi me homologët e Ukrainës, Azerbejxhanit dhe Gruzisë, ku ju kërkoi të ndikojnë me autoritetin e tyre tek qeveritë e veta për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që shtrojnë pyetjen çka pret Serbia?, shkruan “Alo”.
Mehaj në publikimin në Facebook njoftoi se kishte pasur takim me ministrat e mbrojtjes nga Ukraina, Azerbejxhani, Gruzia edhe Libia në drekën e punës ku nikoqir ishte ministri i mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar dhe ku merrte pjesë edhe krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Turqisë gjeneral-majori Jashar Guler.
Gazetat serbe transmetojnë se Mehaj ka thënë: “Në takim u diskutuan çështjet e sigurisë globale dhe kërcënimet dhe rreziqet për rrethinën sikurse edhe mekanizmat për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Diskutimet ishin konstruktive dhe ndër tjera kërkova nga ministrat e Ukrainës, Gruzisë dhe Azerbejxhanit që të shfrytëzojnë ndikimin tek qeveritë e veta për të njohur sa më parë Republikën e Kosovës, ashtu që të mund të vendosen raporte diplomatike në të gjitha fushat” .
Turqia është ndër vendet e para që ka pranuar pavarësinë e Kosovës me 18 shkurt 2008, ndërsa Libia e ka njohur Kosovën në vitin 2013.
Mediet serbe thonë se po realizohet plani i presidentit turk Edogan , që muajin e shkuar tha se Ankara do të punojë në rritjen e numrit të shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë çështje do të bisedojë edhe me presidentin amerikan Biden, ndërkohë që këto media shtrojnë pyetjen, çka pret Serbia në kohën e këtyre zhvillimeve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…