Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitri Medvedev, ka thënë se Rusisë nuk i intereson nëse G7 nuk e pranon ndryshimin e kufijve të Ukrainës, për Moskën më i rëndësishëm është vullneti i njerëzve që jetojnë atje, raporton B92.
Ish-presidenti i Rusisë, kështu ka komentuar deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të G7.
Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos harrohet siç tha “Kosova si precedent”.
“Kievi do të marrë armë për aq kohë sa i duhet. Kjo do të thotë, se G7 do të vazhdojë të bëjë një luftë të fshehtë me Rusinë në vend që të merret me problemet në furnizimin me karburant dhe ushqim për banorët e të pakënaqur”, ka thënë Medvedev.
Medvedev ka komentuar ironi deklaratën e ministrave të jashtëm të G7-ës për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë.
“Moska priste të propozonte ndihmë financiare për ‘denazifikimin’ dhe çmilitarizimin e Ukrainës”.
Ndryshe, ministrat e Jashtëm të G7 – Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, janë mbledhur në Gjermani dhe përmes një komunikate për media kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, por edhe që t’i respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.
Po ashtu u kërkohet “të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane”.
Prishtinës dhe Beogradit u kërkohet që të kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon.