Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës, duke kërcënuar se në rast të një sulmi gjatë festimeve të 9 majit, kryeqyteti ukrainas mund të përballet me pasoja të rënda.
“Askush nuk mund të garantojë që Kievi do të mbijetojë deri më 10 maj”, deklaroi Medvedev, ndaj refuzimit të Ukrainës për të pranuar një armëpushim tre-ditor të propozuar nga Presidenti rus Vladimir Putin.
Putin kishte shpallur një ndalesë të përkohshme të luftimeve nga data 8 deri më 10 maj, me rastin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe, Kremlini pritet të presë liderë ndërkombëtarë në ceremonitë zyrtare të Ditës së Fitores, përfshirë Presidentin kinez Xi Jinping.
Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e konsideroi të pamjaftueshme një pauzë tre-ditore, duke kërkuar një armëpushim të paktën 30-ditor, propozim që Moska e refuzoi kategorikisht.
Duke komentuar qëndrimin e Zelenskyyt, Medvedev e quajti atë një “provokim verbal”, duke shtuar se “askush nuk ka kërkuar garanci sigurie nga Kievi për festimet e 9 majit”, por paralajmëroi se çdo provokim i mundshëm mund të shkaktojë pasoja të rënda për kryeqytetin ukrainas.
Ndërkohë, Zelenskyy ka theksuar më herët se siguria e të ftuarve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në Moskë është përgjegjësi e plotë e Rusisë, duke shtuar se Ukraina nuk mund të mbahet përgjegjëse për ngjarjet që ndodhin brenda territorit të Federatës Ruse.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…