Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se një efektiv në Njësinë Speciale Intervenuese mund të krahasohet me 50 ushtarë të NATO-s, duke u shprehur se intervenimi në Banjskë ndaj të armatosurve serbë vitin e kaluar “ishte betejë e qartë që Kosova ka zot shtëpie”.
Ai ka shkruar në Facebook të dielën se kjo njësi kishte arritur në kohë rekorde ta vë nën kontroll situatën e krijuar “duke çmontuar grupin e mbi 100 terroristëve”. Sipas Mehajt, nëpërmjet reagimit të armatosur në Banjskë, Kosova ka fituar respekt në qarqet e sigurisë ndërkombëtare.
Sipas ish-ministrit, Njësia Intervenuese e pati parandaluar një gjakderdhje të madhe që mund të pasonte, derisa është shprehur se nëse kjo lloj situata do të ndodhte në vendet e NATO-s, “do të angazhohej një batalion që ka në veten e tij 500 deri në 1000 trupa ushtarake”.
“Me pak fjalë, shprehem se e kam të vështirë të thuri elozhe për rëndësinë e këtyre njerëzve të cilët pa kursyer asgjë nga vetja e tyre, ishin dhe janë në shërbim të plotë të atdheut tonë të përbashkët, këtë gjë e dëshmuan më së miri në incidentin e armatosur ne Banjë të Zveçanit, ndaj terroristëve të cilët ishin te organizuar, trajnuar, mbështetur nga vetë Serbia dhe kreu i saj politik e ushtarak”, ka thënë Mehaj.
Më 24 shtator bëhet 1 vit nga sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit. Aty ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe disa të armatosur serbë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…