Në atë kohë, ai ishte në Teksas duke regjistruar podkastin e Joe Rogan.
Ai tha se prona e tij në Malibu ishte djegur plotësisht dhe kritikoi guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsom për situatën.
“Është emocionuese, sigurisht. Gjërat e mia ishin aty, tani janë bërë hi”, tha ai në një intervistë për News Nation.Ai thotë se gjatë regjistrimit të gjithë bisedës me Roganin ka qenë shumë siklet pasi është ndier keq që ka qenë aty teksa i digjej lagjja.
“Po pyesja veten nëse shtëpia ime ishte ende atje. Kur u ktheva, sigurisht, shtëpia ime ishte zhdukur”, shtoi ai.
Ai thotë se intensiteti i shkatërrimit e ka tronditur plotësisht.
“Plotësisht i djegur, i thekur. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, thotë ai. Gibson jetoi atje për 15 vjet. Ai zbuloi se shtëpitë e fqinjëve të tij, përfshirë atë të aktorit Ed Harris, ishin djegur gjithashtu.
Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan, rreth 10,000 ndërtesa u shkatërruan dhe dëmi vlerësohet në dhjetëra miliarda dollarë.
Rezidenca e aktorit Adam Brody (i njohur për publikun e gjerë si Seth nga seriali OC) dhe gruas së tij, aktores Leighton Meester (e njohur për publikun e gjerë si Blair nga seriali Gossip Girl) në Los Angeles u dogj në një zjarr shkatërrues.
Vila me vlerë 6.5 milionë dollarë është djegur plotësisht, zjarri ka përfshirë të gjitha dhomat dhe nga prona ka dalë tym.
Edhe Paris Hilton mbeti pa shtëpi.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…