POLITIKE

“Memecët” e Parlamentit, raporti i ISP: Deputetët që u paguan pa hapur gojë

Debati në sallën e Parlamentit vijon të jetë në shërbim të interesave politike dhe jo të qytetarëve. Këtë evidenton raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar. Përsëri vihet re se numri i të ashtuquajturve “deputetë-memecë” vijon të jetë i lartë. Ndonëse nuk dëgjohen të flasin për qytetarët që kanë zgjedhur të përfaqësojnë, funksionin e ngritjes së kartonit duket se është kthyer në përfitim.

Një herë në katër vite qytetarët zgjedhin 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, por jo të gjithë përfaqësuesit e popullit dëgjohen me zë në Parlament. Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin mbi performancën e deputetëve, ku numri i atyre që konsiderohen deputetë kartoni vijon të mbizotërojë pjesën më të madhe të ligjvënësve shqiptarë, raporton televizioni A2.

Nga të dhënat monitoruese janë gjashtë deputetë që nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare. Në listë kryesojnë pothuajse të njëjtët deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare, kryesisht deputetë – biznesmenë që sigurojnë mandate personale në zona të ndryshme, që vijojnë të injorojnë detyrimet dhe përgjegjësitë parlamentare.

Raporti i ISP

Ngritja e kartonit pa ngritur zërin në mbrojtje të interesave të qytetarëve që kanë zgjedhur të përfaqësojnë, nuk duket të ketë cenuar përfitimin financiar të këtyre deputetëve. Kjo për shkak se paga e tyre ndahet në dy kategori, baza dhe bonuset në bazë të pjesëmarrjes në komisione dhe seanca plenare, raporton televizioni A2.

Tipar dallues është fakti se deputetët nga qarqet e largëta kanë edhe përfitimet më të mëdha financiare, dhe se në listën e deputetëve më të paguar bëjnë pjesë disa prej atyre që nuk kanë pasur pothuajse asnjë produkt parlamentar. Pagesa mujore e deputetëve është rreth 2 deri 2.5 mijë euro pa llogaritur përfitimet shtesë që variojnë deri në 2 mijë euro të tjera.

Raporti i ISP

Ajo që dallon sesionin e fundit parlamentar krahasuar me pararendësin, është se në minutazh deputetët kanë folur më shumë, pasi Kuvendi në mesin e muajt mars iu rikthye në normalitet pas marrëveshjes me opozitën që i dha fund aksionit parlamentar të demokratëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago