Menaxheri i ‘Burger King’ në Albi Mall e ofendon dhe kërcënon punëtoren në prani të klientëve – qytetarja e denoncon publikisht

Më 1 mars një qytetare e Prishtinës, ka denoncuar një sjellje të ultë të menaxherit të Burger King në pikën Albi Mall, ndaj punëtores femër.

Albulena Sadikaj, ka shkruar në grupin Network Prishtinë, ku ka paraqitur gjithë ngjarje.

Ajo po ashtu ka kërkuar adresë të saktë të personave përgjegjës të Burger King për ta paraqitur problemin.

Ndërsa ka thënë se menaxheri i kësaj pike të Burger King e ka ofenduar dhe kërcënuar vajzën në sy të klientëve.

“Isha dëshmitare e sjelljes tepër të ulët të menaxherit ndaj një punëtoreje femër, emrin e të cilës e regjistrova në bazë të name tag që mbante në bluzë. E ofendojke vajzën e kërcënojke, në sy të klientëve”, ka shkruar ajo, teksa ka treguar se e ka ruajtur kuponin fiskal të porosisë që ishte duke e pritur në atë moment që ka ndodhur incidenti.