Zeqir Janova, menaxher i pikave të Hib Petrol ka sqaruar videon e publikuar brenda restorantit të Hib Petrol në Gjilan ku shihen disa klient duke u larguar të tmerruar nga kjo pikë.
Ai thotë se krejt kjo situatë ka ardhur pasi një klient ka hedhur sprej të syve brenda objektit.
“Ka qenë një sprej për sy. Një klient e ka hedhur”, tha Janova për Gazetën Insajderi.
Mediat lokale në Gjilan kanë publikuar një video ku shihen klientët duke ikur të tmerruar nga ambiente e restorantit.
Disa nga ta shihet të kenë marr edhe trajtim mjekësor.
Po ashtu, aty shihet edhe prezenca e policisë së Kosovës.