LAJME

Mendimi thotë se babai i tij preferonte mikpritjen shqiptare në shtëpi

Deri në frymën e tij të fundit, brengë e pati gjendjen e popullit të tij.

Djali i tij, Mendimi rrëfen se babai i tij tha edhe pse në atë gjendje gjithmonë ka menduar për takime e Vjenës që janë mbajtur me presidentin Ahtisari.

18 vjet kanë kaluar, por veprat e trashëgimia që la pas, ish-presidentin Ibrahim Rugova e bënë të pavdekshëm për popullin e tij. Historia për të kaluarën e të ardhmen e Kosovës u shkrua brenda mureve në rezidencën e tij, ku u zhvilluan takime të shumta me fokus shtetësinë e popullin e Kosovës.

Djali i tij Mendimi rrëfen për RTK se ish-presidenti Rugova më shumë preferonte mikpritjen shqiptare në shtëpi, andaj edhe takimet i zhvillonte në rezidencë.

“Më shumë e ka preferuar mikpritjen në shtëpi, mikpritjen shqiptare, para oxhakut me pranu mysafirin. Takimet më të shpeshta i ka mbajtur në këtë sallon, prej vitit të 90-ta, pak më rrallë në Kuvendin e Kosovës ku e ka pasur edhe zyrën.”, tha për RTK, Mendim Rugova, djali i ish-presidentit Rugova

Për shkak të angazhimeve që kishte si arkitekt e vizionar i republikës, Rugova mezi gjente kohë që të kalonte me Mendimin, Ukën e Teutën.

Si njeri me shumë vlera e kultivues të paqes, ish-presidentin Rugova e kujtojnë edhe ata që bashkëpunuan me të.

Berim Ramosaj, ish-këshilltar politik i Ibrahim Rugovës, tha se del që Rugova ka qenë vizionar shumë i madh dhe i ka paraprirë shumë proceseve.

Ish-presidenti Rugova vdiq në moshën 61 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

3 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

6 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

6 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Kam humbur babanë dhe gruan”, Khamenei: Do të marrim hak për dëshmorët tanë

Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…

8 orë ago